Arrestohen dy serbë në pikën kufitare në Jarinjë

- Bota Sot

Arrestohen dy serbë në pikën kufitare në Jarinjë

Policia e Kosovës raportohet se ka arrestuar dy serbë në pikën kufitare në Jarinjë.

Kjo është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili ka konfirmuar për “Kosovo-Online” se dy personat janë ndaluar.

Siç ka deklaruar tutje Elshani, njëri prej tyre dyshohet për falsifikim dokumentesh, ndërsa tjetri ishte ne kërkim më herët për armëmbajtje pa leje.

Mediumi raporton se inicialet e të arrestuarve janë Z.V dhe S.J.



Lexoni të gjitha në Bota Sot