Bashkimi pëson nga Vëllaznimi në vazhdime

- Gazeta e Prizrenit

Bashkimi pëson nga Vëllaznimi në vazhdime

Në një ndeshje interesante, që u vendos në vazhdime, Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 78:67 (17:9, 18:22, 18:16, 12:18, 13:2), në javën e nëntë të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.

Më i miri te vendasit ishte Michael Nuga me 25 pikë, katër kërcime e tri asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Lejson Zeqiri me 19 pikë.

Vëllaznimi ka katër fitore e pesë humbje, ndërsa për Bashkimin është humbja e dytë radhazi pas shtatë fitoreve.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit