Gjithçka që dihet deri tash për plag:osjen e policit Misin Krasniqi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

- Gazeta e Prizrenit

Gjithçka që dihet deri tash për plag:osjen e policit Misin Krasniqi, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes

Një polic i Kosovës që ishte jashtë detyrës zyrtare ka mbetur i plagosur sot në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.

Siç ka mësuar Gazeta Sinjali i plagosur mbeti polici Misin Krasniqi – si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’, i cili kur ndodhi rasti ishte ishte kalimtar rasti.

Ai tash është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.

Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. Ai ka thënë për Gazetën Sinjali se gjendja e viktimës është stabile.

“Është në gjendje stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe jemi në pritje të rezultateve”.

Gazeta Sinjali ka siguruar disa pamje nga vendi ku ka ndodh rasti në Fushë Kosovë, ku shihet edhe një patrullë policore.

Lajmi i plagosjes së policit është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës ku kanë thënë se hetuesit policorë në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit.


Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit