Liderët pro-rusë: Fico i shkon Vuçiqit, pastaj bashkë shkojnë te Putini

- Bota Sot

Liderët pro-rusë: Fico i shkon Vuçiqit, pastaj bashkë shkojnë te Putini

Aleksandar Vuçiq dhe Robert Fico, po planifikojnë që më 9 maj 2025 të shkojnë në Moskë, me ftesë të presidentit të Rusisë, Vlladimir Putin.

Presidenti i Serbisë e kryeministri i Sllovakisë, sipas serbit, do jenë pas gjashtë muajsh në Sheshin e Kuq, në përvjetorin e 80-të të çlirimit prej fashizmit.

Kjo sipas Vuçiqit, “nëse nuk vjen fundi i botës”, ndonëse ai vetë nuk është i sigurt për këtë, por që shpreson se nuk do të ndodhë.

Aleanca mes dy liderëve, vendet  e të cilëve në vendet e tyre po përballen me protesta, nuk i shkon fare për shtati republikës kosovare.

Sllovakia, e cila nuk e pranon pavarësinë e Kosovës, ka paralajmëruar se do ta mbyllë Zyrën e saj ndërlidhëse në Prishtinë.

Arsyetimi zyrtar nga Bratisllava, është se me këtë veprim po bëjnë riorganizimin e rrjetit diplomatik dhe zvogëlimin e buxhetit.

Një njohës i zhvillimeve rajonale, thotë se ka mundësi që raportet Vuçiq-Fico të kenë ndikuar në veprimin fort të rrallë diplomatik të sllovakëve.

Sllovakia, Rumania, Qipro, Spanja e Greqia, janë pesë shtetet anëtare të BE-së që nuk e pranojnë mëvetësinë e vendit që shpalli pavarësinë më 17 shkurt 2008.

Ndryshe, sipas lajmërimit, të enjten të Beograd shkon për vizitë bilaterale kryetari i qeverisë sllovake, Robert Fico, të cilin e pret Vuçiqi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot