Viktima e aksidentit që ndodhi mbrëmë në Krushë të Madhe, ku u godit një këmbësor në magjistralen Prizren-Gjakovë, është Ramadan Reshit Hoti, nga Krusha e Madhe.
Sipas informacioneve të portalit, i ndjeri është 75-vjeçar.
Aksidenti i trafikut ka ndodhur të premtën rreth orës 17:15 në fshatin Krushë e Madhe,
Sipas Pilicisë, fillimisht këmbësori është dërguar për trajtim mjekësor, por i njëjti nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve.
“Shoferi i automjetit, i dyshuar për përfshirje në aksident, është arrestuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në mbajtje”, njoftoi Policia./ Gazeta e Prizrenit