Policia e Kosovës ka arrestuar 19 persona në Prizren, pasi të njëjtit dyshohet se kanë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz pa ligjshëm.
Njëri prej të arrestuarve është edhe Akcan Haskuka, familjar i ish-kryetarit të Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Kujtojmë se me vendim të prokurorit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“ORGANIZIM I SKEMAVE PIRAMIDALE DHE BIXHOZ I PALIGJSHËM Rr. 2 Korriku, Prizren 22.11.2024 – 00:15. Raportohet se janë arrestuar 19 persona si të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që janë hasur brenda në një, ku dyshohet se janë zhvilluar lojëra të fatit dhe bixhoz i pa ligjshëm. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, të gjithë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh