Edi Rama i ashpër: Kuvendi i Kosovës nuk bëri asgjë për padrejtësinë në Hagë Politikë para një ore

- Gazeta e Prizrenit

Edi Rama i ashpër: Kuvendi i Kosovës nuk bëri asgjë për padrejtësinë në Hagë Politikë para një ore

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në mbledhjen e përbashkët mes dy kuvendeve që po mbahet në Prishtinë, as këtë herë, nuk e la pa i përmendur ish krerët e UÇK-së, që po mbahen në paraburgim në Hagë, raporton Gazeta Sinjali.

Ndër të tjera, Rama ishte i ashpër kur tha se Kuvendi i Kosovës nuk ka bërë asgjë për të nxjerrë një rezolutë për padrejtësinë në Gjykatën Speciale të Hagës.

“Nuk e diskutoj të drejtën e asaj gjykate për të bërë punët që ia ka ngarkuar edhe vendimmarrja e kësaj salle, ku vet Hashimi ka ngritur dorën për t’u formuar ajo gjykatë. Por, ajo që nuk vij dot deri në Prishtinë, të marr fjalën dhe pastaj ta gëlltis në heshtje, në këtë foltore para jush, në mungesë të Hashimit, Kadriut, Jakupit e Rexhepit, është nyja e mbledhur në fyt, nga një dyshim shumë i madh dhe krejt i arsyeshëm që ai proces është i parregullt gjyqësor.

Nuk rri dot po ashtu, pa ua thënë vëllazërisht, që në këtë sallë nuk është ndërmarrë asnjë nismë, për të kërkuar një rezolutë të mbështetur nga të gjitha forcat politike, të gjitha vendeve financuese, shqetësimin e madh mbi standardet e atij procesi, dhe për të kërkuar ngritjen e një misioni verifikimi. Gjykata është e pavarur, por standardet nuk janë të varura nga gjyqtarët” – tha Rama.

Rama tha se nëse Kuvendi i Kosovës do të ndërmerrte një veprim për të votuar një rezolutë, të njëjtën do ta bëjnë edhe në Shqipëri.

“Nëse Kuvendi i Kosovës, kurdo qoftë, do të ndërmerrte nismën për të iu drejtuar të gjithave shteteve sponozorizese të Gjykatës Speciale dhe nëse do të na kërkohej një nismë e tillë, PS do të angazhohej pa ngurrim që të njëjtën rezolutë ta depozitonte ë Kuvendin e Shqipërisë”, tha Rama.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit