Zgjedhet 11-shja më emirë të vitit 2024

- Gazeta e Prizrenit

Zgjedhet 11-shja më emirë të vitit 2024

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) bëri sot (e premte) në një ceremoni ndarjen e çmimeve “Laureatët e Vitit 2024”. 

Pas ndarjes së këtyre çmimeve erdhi radha për të zbuluar se cilët lojtarë janë pjesë e formacionit më të mirë të vitit në Superligën e Kosovës.

Mes dy shtyllave zuri vend portieri i Dritës, Faton Maloku, teksa vija e mbrojtjes u formua nga Besnik Krasniqi (Drita), Ilir Krasniqi (Llapi), Lumbardh Dellova (Ballkani) dhe Arlind Veliu (Malisheva).

Në repartin e mesfushës në ndërkohë zunë vend emra si Drilon Hazrollaj (Malisheva), Albert Dabiqaj (Drita), Lindon Emërllahu (Ballkani) dhe Almir Ajzeraj (Drita).

Ndërkohë fazën e sulmit e udhëheqin dyshja Muhamet Hyseni (Llapi) dhe Mevlan Zeka (Suhareka).



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit