Java e 32-të e kampionatit luhet të dielën & të hënën

- Bota Sot

Java e 32-të e kampionatit luhet të dielën & të hënën

Java e 32-të e kampionatit “Abissnet Superiore” do të luhet të dielën dhe të hënën.

Skënderbeu – Dinamo City dhe Partizani – Laçi janë dy sfidat e para të javës, që do të zhvillohen të dielën në orën 17:00, në Korçë dhe në “Arenën e Demave” përkatësisht.

Po të dielën, në mbrëmje, në orën 20:00, në stadiumin “Loro Boriçi”, Vllaznia do të përballet me Teutën.

Të hënën janë programuar dy ndeshjet e fundit të javës së 32-të.

Në “Adush Muça”, Bylis do të përballet me Egnatian në orën 15:00, ndërsa sfida AF Elbasani – Tirana në “Elbasan Arena” do të luhet në orën 18:00..



Lexoni të gjitha në Bota Sot