Të dashur familjarë, bashkëveprimtarë, shokë e bashkatdhetarë,
Sot, në 60-vjetorin tim, kam marrë një vendim të rëndësishëm: Të tërhiqem nga veprimtaria ferizi, pas një jete të tërë në shërbim të kauzës kombëtare.
Rruga ime ka nisur si student në protesta e greva urie, ka vazhduar në grupe guerile, në mbështetje të luftës çlirimtare, në ndihmë të familjeve skamnore përmës Shoqatës kulturore “Sali Çekaj”, në ndërtim shtëpish për ish-luftëtarë, në organizime kulturore, sportive dhe humanitare. Gjithçka e bërë pa interes personal, pa ambicie politike – por vetëm me përkushtim të sinqertë dhe me mjete modeste nga buxheti familjar.
Çdo fundjavë në terren, larg bashkëshortes dhe fëmijëve të mi – kjo sakrificë s’kompensohet me asgjë, por e bëra me zemër, sepse besoja dhe ende besoj në të mirën e përbashkët.
Për fat të keq, pas shpalljes së pavarësisë, institucionet e Kosovës nuk kanë treguar as mirënjohje e as kujdes ndaj mërgatës. Përkundrazi – kontributi ynë është shpërfillur, zhvatur e politizuar për interesa të ngushta. Mungesa e qendrave kulturore, e mbështetjes për gjuhën shqipe e trashëgiminë tonë në diasporë, është dëshmi e kësaj harrese të pafalshme.
Sot, shumë nga ata që dikur flisnin për ideale janë bërë servilë të interesave personale. Nuk dua të jem pjesë e këtij realiteti të zymtë.
Unë largohem me ndërgjegje të pastër dhe krenar për çdo hap që kam bërë. I mbetem besnik filozofisë rugoviane, që më udhëhoqi që nga dita kur u bëra anëtar i LDK-së më 27 dhjetor 1989, si student në Shoqatën e Shkrimtarëve – sot Muzeu i Pavarësisë.
Kërkoj ndjesë publike ndaj kujtdo që mund të jetë ndjerë i lënduar nga ndonjë qëndrim apo mospajtim gjatë viteve të veprimtarisë – asgjë nuk ka qenë personale.
Faleminderit familjes sime, posaçërisht bashkëshortes Sofe dhe fëmijëve tanë – Genti, Megi, Enke dhe Eva – që kanë qenë forca dhe sakrifica ime më e madhe.
Mirënjohje të përjetshme për të gjithë ata që ecën krah me mua, me pastërti, përkushtim dhe dashuri për kombin.
Osman Ferizi
Kryetar “NDERI” i Shoqatës Kulturore “Sali Çekaj”
Gjermani, 13.04.2025