“Hekurudha Kuqezi” drejt realizimit – një lidhje strategjike që bashkon Durrësin me Prishtinën

- Bota Sot

“Hekurudha Kuqezi” drejt realizimit – një lidhje strategjike që bashkon Durrësin me Prishtinën

Në Shkodër është prezantuar sot studimi i fizibilitetit për hekurudhën Durrës–Prishtinë, e quajtur “Hekurudha Kuqezi”, një projekt që synon të lidhë përmes hekurudhës portin e Durrësit me kryeqytetin e Kosovës, duke kaluar përmes Shkodrës dhe Gjakovës.

Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë e Shqipërisë, Belinda Balluku e ka cilësuar këtë moment si një hap historik për Shqipërinë dhe një projekt me rëndësi të veçantë gjeopolitike.

Hekurudha Kuqezi do të bëhet nyje ndërlidhëse e tre korridoreve evropiane: Korridorit 8, Korridorit 10 dhe Adriatiko-Jonian, duke e kthyer në një pikë strategjike për zhvillimin politik dhe ekonomik të rajonit”, u shpreh Balluku.

Ajo vuri theksin te Shkodra si një stacion kyç i projektit, ndërsa për Gjakovën tha se “mbart një histori dhe pozicion strategjik të jashtëzakonshëm për lidhjen mes Shqipërisë dhe Kosovës”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot