Federata e Futbollit do të mirëpresë në muajt tetor, nëntor dhe dhjetor dy raundet e para kualifikuese të Kampionateve Europiane për vajzat U-17 dhe U-19.
FSHF është zgjedhur me konsensus nga UEFA dhe federatat pjesëmarrëse si vendi organizator dhe mikpritës i këtyre ndeshjeve të rëndësishme, që shënojnë nisjen e rrugëtimit drejt kualifikimit në Europianet përkatëse.
Në grupmoshën U-17, Shqipëria është shortuar në Grupin B2, së bashku me Greqinë, Izraelin dhe Estoninë. Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen më 17, 20 dhe 23 tetor.
Ndërkohë, në kategorinë U-19, vajzat kuqezi bëjnë pjesë në Grupin B2 me Sllovakinë, Luksemburgun dhe Lihtenshtejnin. Sfidat janë planifikuar të zhvillohen më 25, 28 nëntor dhe 1 dhjetor.
Të dyja ekipet janë pjesë e Ligës B dhe do të tentojnë ngjitjen për herë të parë në Ligën A.