Një ngjarje tragjike që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Mushnikovë të Prizrenit, ku një 61-vjeçar ka humbur jetën në rrethana dramatike.
Siç raporton Gazeta Snjali, viktima është Ramadan Smailji, rreth 61-vjeçar, i cili kishte parkuar veturën dhe po vendoste një gur tek goma për ta siguruar, kur automjeti ka lëvizur prapa dhe e ka goditur, duke e rrëzuar nga një mur mbi 6 metra i lartë.
Fillimisht, sipas mjekut të Urgjencës, ai kishte shenja jete dhe u transportua drejt Ambulancës së Reçanit, por nuk arriti të mbijetonte.
Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, duke bërë të ditur se rasti është raportuar rreth orës 12:17.
“Rreth orës 12:17 në fshatin Mushnikovë të Prizrenit është raportuar për një person të gjetur pa shenja jete. Sipas informacioneve fillestare, viktima, pasi kishte parkuar veturën dhe po vendoste një gur për siguri, është goditur nga lëvizja prapa e automjetit dhe është rrëzuar nga një mur mbi 6 metra i lartë”, thuhet në konfirmim.
“Fillimisht është konstatuar se kishte shenja jete, por gjatë transportit drejt Ambulancës së Reçanit ka ndërruar jetë. Në vendngjarje kanë dalë njësitë policore relevante, gjithashtu është informuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar fillimin e rastit ‘Hetim i Vdekjes’. Rasti është në hetim”, thuhet tutje.