Selmanaj: Takim me Klubin Rotarian – Për një Prizren të bashkuar dhe vizionar

- Gazeta e Prizrenit

Selmanaj: Takim me Klubin Rotarian – Për një Prizren të bashkuar dhe vizionar

Driton Selmanaj, kandidat për Kryetar të Komunës së Prizrenit, sot ishte mysafir në Klubin Rotarian, një vend ku përherë janë kultivuar ide të mëdha, bashkëpunim dhe përkushtim ndaj komunitetit.

Atë e shoqëroi edhe veprimtari i respektuar i LDK-së dhe ish-drejtori për Komunikacion, Hanefi Muharremi, i cili pas luftës kishte vendosur bazat e para të rregullimit të infrastrukturës së qytetit.

“Me anëtarët e këtij klubi patëm një bisedë të frytshme, ku ndamë vizionin dhe programin tonë për të ardhmen e Prizrenit. Prezantova planet konkrete që presin të ekzekutohen që nga dita e parë kur do të marr përgjegjësinë si Kryetar i Komunës.
Këto plane nuk janë vetëm premtime, por hapa të qartë që do ta vendosin qytetin tonë në një drejtim të ri të zhvillimit, transparencës dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët”, ka njoftuar Selmanaj.

Ai shprehet se beson fort qe bashkëpunimi me njerëz të angazhuar, vizionarë dhe të përkushtuar, siç janë anëtarët e Klubit Rotarian, është garanci për të arritur rezultate të mëdha.

“Prizreni meriton një lidership që dëgjon, që ndërton ura bashkëpunimi dhe që e sheh të ardhmen si përgjegjësi të përbashkët. Ky është angazhimi im”.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit