Dr. Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit nga LDK, propozon reforma të thella në menaxhimin e QMF-ve dhe AMF-ve për të sjellë modelin më të mirë shëndetësor në komunë, raporton Gazeta e Prizrenit.
![]()
Postimi i tij :
Më habitë tej mase mosdija menaxheriale e shëndetësisë në komunën e Prizrenit.
Le t’i japim fund, le t’a sjellim modelin më të mirë shëndetësor në vendin tonë.
Dë t’kërkoj në kuvendin komunal me këmbëngulje që të gjitha QMF-të e komunës tonë të punojnë me dy ndërrime dhe shtimin e shërbimeve të reja siç përshembull janë ato laboratorike në të gjitha QMF-të; njëherit, të gjitha të ofrojnë shërbime të shëndetit oral për çdo ditë, e të tjera.
Gjithashtu, punë 24 orë për qendrat e mjekësisë familjare rajonale si në: Romajë, Gjonaj, Zhur, Reçan, Korishë e Piranë, siç njëkohësisht do të kërkoj që të gjitha AMF-të në lagje e fshatra të funksionalizohen dhe të punojnë me orar të rregullt çdo ditë pune.