Humb jetën një fëmijë në aksident në rrugën Landovicë – Gjonaj

- Gazeta e Prizrenit

Humb jetën një fëmijë në aksident në rrugën Landovicë – Gjonaj

Sot më 14 tetor 2025, rreth orës 16:00, policia është njoftuar për një trup të pajetë të vërejtur pranë rrugës Landovicë – Gjonaj, raporton Gazeta e Prizrenit.

Disa qytetarë që po punonin në ara kanë raportuar se kanë parë një person të shtrirë rreth 7–8 metra larg rrugës, pranë një muri të një shtëpie në ndërtim. Sipas raportimeve fillestare, personi nuk shfaqte shenja jete.

Zëdhënësi rajonal i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi, ka konfirmuar për Gazetën e Prizrenit se njësitet përkatëse të Policisë kanë nisur hetimet fillestare, është konstatuar se viktima është i mituri V.N. ( i lindur më 15.08.2008 ), nga lagjja Arbane e Prizrenit, i cili që nga mbrëmë nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk kishte kontaktuar as me familjen.

Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se viktima, duke drejtuar një motoçikletë, nuk i është përshtatur kushteve të rrugës, ka humbur kontrollin, ka dalë nga trupi rrugor dhe është përplasur në murin mbrojtës të një shtëpie në ndërtim. Si pasojë e goditjes, ai ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, po vazhdon hetimet për të sqaruar në detaje rrethanat e këtij rasti tragjik.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit