Sot dy përballje të forta në Superligë, vëmendja te Ballkani – Prishtina

- Gazeta e Prizrenit

Sot dy përballje të forta në Superligë, vëmendja te Ballkani – Prishtina

Kryendeshja e xhiros së Superligës së Kosovës zhvillohet në Hajvali, ku Prishtina përballet me Ballkanin.

Bëhet fjalë për një përballje direkte mes skuadrave që synojnë kreun e tabelës, me Ballkanin që vazhdon të tregojë formë të mirë, ndërsa Prishtina kërkon rikthimin te fitoret për të mos humbur hapin në garë tashmë me trajnerin e ri, Alban Dragusha.

Një tjetër ndeshje interesante zhvillohet mes Ferizajt dhe Drenicës. Ferizaj synon të shfrytëzojë faktorin vendas për të marrë pikë të rëndësishme ndaj Drenicës, në një duel që pritet të jetë i luftuar deri në fund.

Të dy skuadrat janë në kërkim të pikëve të plota në garën e madhe të mbijetesës, me Drenicën që poashtu është në formë të mirë, duke e bërë këtë xhiro mjaft tërheqëse për tifozët e futbollit kosovar.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit