Kërc*ënim në Suharekë, i dyshuari kanos rreshterin e Policisë – ndalohet dhe i gjendet dr*ogë

- Gazeta e Prizrenit

Kërc*ënim në Suharekë, i dyshuari kanos rreshterin e Policisë – ndalohet dhe i gjendet dr*ogë

Një rast kanosjeje ndaj personit zyrtar dhe posedim i substancave narkotike është raportuar në Suharekë, ku Policia ka arrestuar një të dyshuar, mëson Sinjali.

I dyshuari, i identifikuar si A. Bytyqi, dyshohet se ka kanosur një rreshter të Policia e Kosovës, gjatë një incidenti që ka ndodhur në rrethana ende të paqarta.

Gjatë kontrollit, policia i ka gjetur dhe sekuestruar substanca të dyshuara narkotike, ndërsa i njëjti është shoqëruar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit është ndaluar për 48 orë.

Burime nga hetuesia bëjnë të ditur se rasti është duke u trajtuar si “kanosje ndaj zyrtarit policor” dhe “posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.


Hetimet janë në vazhdim dhe priten veprime të mëtejme procedurale nga organet e drejtësisë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit