Konfiskimi i 1 milion eurove asete në Kosovë – Isufaj: Dy persona ishin arrestuar në vitin 2025

- Gazeta e Prizrenit

Konfiskimi i 1 milion eurove asete në Kosovë – Isufaj: Dy persona ishin arrestuar në vitin 2025
Policia e Kosovës nën autorizimin e Prokurorisë Speciale ka zhvilluar një operacion në Prishtinë më 30 qershor, si rezultat i të cilit janë sekuestuar asete me vlerë 1 milion euro.

Cak i këtij operacionit të zhvilluar ishin një çift nga Kosova që jeton në Itali.

Lidhur me këtë ka folur kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj.

Isufaj tha se ky aksion u zhvillua për të parandaluar një krim transnacional të trafikimit të drogës.

“Në kuadër të këtij operacioni në shtator të vitit 2025 janë arrestuar dy person si të dyshuar për vepren penale “Pjesëmarrja apo organizimi i grupit kriminal të organizuar dhe shpërlarja e parave””, deklaroi Isufaj gjatë kësaj konference.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit