Prizren: Tre persona janë përfshirë në një përleshje në Sheshin “Shatërvan” . Dy prej tyre kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe kanë pranuar trajtim mjekësor, përcjell Gazeta e Prizrenit.
Sheshi Shatërvan, Prizren 13.07.2026 – 23:45. Raportohet se tre të dyshuar meshkuj kosovarë janë përfshirë në një përleshje ndërmjet vete. Dy prej të dyshuarve janë sjellë në stacion dhe gjatë kontrollit tek njëri nga ta është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me karikator dhe 5 fishekë. Dy prej të përfshirëve në incident kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuarit që i është gjetur pistoleta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./GeP