Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së dielës në Rrugën e Kombit, në segmentin Rubik–Rrëshen, ku janë përfshirë dy automjete.
Sipas informacioneve paraprake nga vendi i ngjarjes, si pasojë e përplasjes një person ka mbetur i lënduar, raporton TV Klan.
I lënduari është transportuar me urgjencë në spital për trajtim mjekësor, ndërsa deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për gjendjen e tij shëndetësore.
Në vendin e aksidentit kanë dalë njësitë e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.