Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për shitjen e derivateve të naftës për sot.
Sipas njoftimit të MINT-it, çmimi maksimal për një litër naftë (dizel) është 1.70 euro, ndërsa benzina mund të shitet deri në 1.48 euro për litër.
Ndërkaq, çmimi maksimal i lejuar për gazin është 0.60 euro për litër.
Çmimet hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe janë përcaktuar bazuar në vendimin e MINT-it të datës 3 gusht 2026 për çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës.