Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime hetimore ndaj tre personave, të dyshuar për përfshirje në veprën penale që lidhet me materialet me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve.
Njëri prej personave nën dyshim është ndaluar nga policia dhe është intervistuar lidhur me rastin. Pas përfundimit të intervistimit, ai është liruar dhe rasti ndaj tij do të vijojë në procedurë të rregullt.