Zyrtare: Vendoset për ndeshjen e pazhvilluar Ballkani – Vushtrria

- Gazeta e Prizrenit

Zyrtare: Vendoset për ndeshjen e pazhvilluar Ballkani –  Vushtrria

Komisioni i Garave ka vendosur që ndeshja ndërmjet Vushtrrisë dhe FC Ballkanit, e cila nuk u zhvillua për shkak të mosparaqitjes së skuadrës vendase, të regjistrohet me rezultat zyrtar 0:3 në favor të ekipit nga Suhareka.

Me këtë vendim, Ballkani arkëton tri pikë pa luajtur në fushë, pasi Vushtrria nuk u paraqit për zhvillimin e ndeshjes.

Vendimi është marrë nga Komisioni i Garave në përputhje me rregulloret përkatëse të garës.



Lexoni të gjitha në Gazeta e Prizrenit