Dokument se gjuha shqipe është folur e shkruar në vazhdimësi që nga lashtësia

- Bota Sot

Dokument se gjuha shqipe është folur e shkruar në vazhdimësi që nga lashtësia

Se gjuha jonë e bekuar iliro-arbërore është shkruar e folur në vijimësi këtë e dëshmojnë dokumente historike të shumta që gjenden në arkiva dhe biblioteka europiane e botërore.

Shumë autor, studiues europian e kanë studiuar lashtësinë e gjuhës tonë dhe e kanë ardhë në përfundim se kjo gjuhë i ka rrënjët e thella në kontinentin europian dhe me të drejt është konsideruar si gjuhë e tokës dhe e qiellit të këtij vendi e kontinenti, pra gjuha e pellazgëve ose ilirëve të lashtë.

Duke e ditur këtë mund të nënvizojë se Gjergj Kastrioti(Skënderbeu) është pothuajse i pari që na e dëshmojë fuqishëm se ishte një iliro-arbëror i pastër në letërpërgjigjen drejtuar princit të Tarentit: ku i thoshte se „ti nuk i njeh arbërorët e mi, se ne vojmë nga Mbreti Pirro i Epirit dhe nga Aleksandri i Madh.“ Po ashtu, ai e potencon aty identitetin e tij kombëtar se i takon Arbërisë, atij vendi që jo vetëm fliste gjuhën iliro-arbërore por edhe aty dolën heronjtë e saj.

Nga kjo mund të them se gjuha që fliste mbreti Pirro e deri te epoka e Gjergj Kastriotit ishte gjuha e tyre e nënës, gjuha e bekuar iliro-arbërore, gjuhë që u fol e u shkrua nga ta dhe sot e folur dhe e shkruar nga ne pasardhësit e tyre. Gjuha jonë mund të ketë pësuar ndryshime duke marrë fjalë të huaj dhe duke e modernizuar apo të folurën në kontekstin e kohës moderne, por ajo mbetet në thelb gjuha e atyre të parëve tanë që e folën dhe e shkruan, më saktësisht mbetet gjuha jonë e bekuar iliro-arbërore.

Sikur shihet edhe në këtë dokument(L.C.nr.1.L.B,1896) bashkëngjitur ku gjuha arbërore është shkruar në vazhdimësi deri në ditët tona. Vetë kjo poezi kushtuar vëllaut arbëresh, apo arbëror tregon në veçanti se si arbërorët që u detyruan të largohen nga Arbëria pas vdekjes së mbrojtësit të tyre dhe udhëheqësit trim, vizionar e të urtë Gjergj Kastrioti, e ruajtën gjuhën e nënës së tyre Arbëri, e folën dhe shkruan atë sikur shihet edhe këtu, dhe kjo tregon se arbëreshët janë të vetmit që në venat e tyre i ruajnë gjakun, gjuhën dhe traditat e pastërta arbërore.



Read it all at Bota Sot