Punëtorja e muzeut që u bë mbretëreshë e shqiptarëve

- Bota Sot

Punëtorja e muzeut që u bë mbretëreshë e shqiptarëve

Gazetat e Budapestit më 26 janar 1938, njoftuan se Kontesha Geraldine Apponyi pritet të fejohet me mbretin e shqiptarëve, Ahmet Zogu, 43-vjeçar.

Të nesërmen, oborri mbretëror shqiptar e konfirmoi lajmin. Kontesha 22-vjeçare, bija e kontit të ndjerë Gyula Apponyi, ish-oficer hungarez dhe Virginia Stewart, bija e një diplomati amerikan, ishte katolike dhe punonte në Muzeun Kombëtar të Budapestit me një pagë të vogël.

Lajmi botohet pasi Zogu dhe Geraldine e kishin pëlqyer njëri-tjetrin. Geraldine ishte takuar me mbretin Zog në dhjetor 1937, me ndërmjetësimin e motrës së monarkut.

Geraldine shkoi në Shqipëri dhe brenda disa ditësh çifti u fejua. E njohur si Trëndafili i Bardhë i Hungarisë, në prag të martesës, Geraldine u ngrit në statusin mbretëror si Princesha Geraldine e Shqipërisë.

Ajo u bë mbretëreshë e shqiptarëve dhe deri në fund ndau fatin e të shoqit, në ditë të mira e të vështira. Pas vdekjes së Zogut, Geraldine preferoi të njihej si Nëna Mbretëreshë.

Në qershor 2002, ajo kthehet nga Afrika e Jugut për të jetuar në Shqipëri, ku edhe vdiq më 22 tetor 2002.



Read it all at Bota Sot