Zëri i Lirë në Gjermani nga Lula Shabani nga Skenderaj

- Bota Sot

Zëri i Lirë në Gjermani nga Lula Shabani nga Skenderaj

Shqiptarët kudo që shkojnë dhe jetojnë ia dalin dhe mbi të gjitha nuk harrojnë gjuhën, kulturën e çdo gjë që ka të bëj me origjinën dhe vendlindjen.

Por malli është shumë i madh i atyre që jetojnë në Diasporë e si duket personazhi ynë Lula Shabani ka menduar ti bashkojë me Radio Zëri i Lirë të gjithë shqiptarët me zërin e saj sidomos ata që jetojnë në Gjermani.

Kjo radio flet e këndon shqip dhe u hap në fund dhjetori të vitit të kaluar.

Lula që ka menduar ti argëtojë shqiptarët me muzikë të bukur shqipe është me origjinë nga Prekazi historik dhe të gjithë e komplemetojnë për këtë ide, ndërsa mësojmë se dy artistë të tjerë janë duke finalizuar një këngë në duet duke ja kushtuar këtij mediumi radiofonik në Gjermani.BS



Read it all at Bota Sot