Shpalosja e Programit “Rruga e Re” në Gjermani

- Bota Sot

Shpalosja e Programit “Rruga e Re” në Gjermani

Dega II e LDK-së nën organizimin e Nëndegës së LDK-së për NRW,  mbajti edhe Video-Konferencën 2 , përmes Platformës ZOOM, me qëllim shpalosjen e Programit Rruga e Re.  

Kesaj  here kishim në plan dy sektor;ate të Ekonomisë,  dhe të Arsimit. Për të pranishmit sektorin e ekonomisë e elaboroi zonja Hykmete Bajrami, Deputete, ndërsa për Arsimin zonja Jehona Lushaku Sadriu.  

Zonja Bajrami , në elaborimin që bëri, foli për Ekonomi dhe Financa , duke fillue që nga rritja ekonomike, Buxheti, liberalizimi i tregut, politikat tatimore, ndryshimi i ligjit të Prokurimit dhe pikat që nga Energjia, Digjitalizimi dhe teknologjia informative, Infrastruktura ,  Familja dhe Mirëqenia . Zonja Lushaku , që ka kompetenca për Arsimin , elaboroj programin që nga Programi Kombëtar për Edukimin e hershëm , pilot projekti për mësim tërë ditor, Digjitalizimi, Riorganizim i rrjetit të shkollave, trajnimi i mësimdhënësve, deri te fondi për hulumtime shkencore,  dhe fondi i Ekselencës.  

Pas elaborimit  pikave kryesore , dy përfaqësueset iu përgjigjen edhe shumë pyetjeve të pranishmëve,  të cilat ishin edhe jashtë sektorit të ekonomisë e arsimit, gjë që me kënaqësi ia shpjeguan e sqaruan në formën më të drejtpërdrejtë,  ngase vërtetë ishin sa të arsyeshme , edhe pyetje që vërtetë duan sqarim , ngase vijnë shumë lajme fatkeqësisht tendencioze, dhe përçarëse për subjektin tonë. Shih për këtë,  sonte u njoftuam nga dora e parë e projektueseve të Programit Rruga e Re për qeverisjen.  

Në pyetje, dhe debate u kyqen pjesa dërmuese e të pranishmëve , e që ishin nga gjitha Degët në Gjermani dhe disa nga vendet skandinave.  

Për disa minuta në fillim u kyq edhe deputeti Armend Zemaj, që përshëndeti tubimin , dhe falenderoi të pranishmit, me theks të veqant organizatorin. Pasi interesimi ishte shumë i knaqshëm , ky takim vizuel zgjati më shumë se tre ore, andaj në emer  të Deges II dhe Nendeges NRW ju falenderojmë për praninë gjithë pjesëmarrësve , duke ju njoftuar se do vazhdojmë pas disa ditësh shpalosje sektorin e Shendetsisë dhe drejtësisë 

13 janar 2024. Për Nëndegen NRW dhe Degen II të LDK/ë për Gjermani  Jakup Gërguri.  

 



Read it all at Bota Sot