Si ta gjeni strategjinë e përsosur?

- Bota Sot

Si ta gjeni strategjinë e përsosur?

Steve Jobs thoshte : “Për mua, idetë nuk vlejnë asgjë nëse ekzekutohen … Ekzekutimi vlen miliona.”

Edhe nëse keni një strategji të shkëlqyeshme, ajo do të shkojë dëm nëse kurrë nuk realizohet. Pra, ndërsa udhëheqësit e tjerë përqendrohen në mënyrë disproporcionale në krijimin e ideve, merrni parasysh këto tri sugjerime për të fituar avantazh konkurrues, shkruan Entrepreneur.

Demistifikoni “strategjinë e përsosur

Strategjia e përsosur e biznesit është një koncept romantik. Një strategji e shëndoshë duhet të shndërrohet dhe përmirësohet gjatë procesit të zbatimit, kështu që nëse është e përsosur, është kështu vetëm për shkak se është formësuar nga ekzekutimi. Meqenëse strategjia udhëhiqet nga ekzekutimi, planifikimi i tyre do të marrë forma të shumta përpara se të arrijë formën e saj përfundimtare, të suksesshme. Filloni me ekzekutimin dhe më pas përcaktoni strategjinë tuaj. Ju nuk dëshironi të jeni lideri që vetëm premton shumë e realizon pak.

Kuptojeni se udhëheqësit janë më shumë sesa “njerëz të ideve”

Të qenit udhëheqës dhe një “person i ideve” janë bërë terma sinonimë. Ju keni lexuar tregimet për startup-et e Silicon Valley që u ndërtuan me ide të mëdha. Udhëheqësit pëlqejnë t’i ndërtojnë tregimet e tyre të suksesit në bazë të ideve të tyre, por nuk janë udhëheqësit e ideve ata që e bëjnë diferencën – janë vizionarët. Udhëheqësit që mburren se kanë ide, rrallë janë ata që bëjnë diçka. Janë udhëheqësit vizionarë që janë në krye të industrive të tyre, transmeton Ekonomia Online.

Kuptojeni që strategjitë më të dobëta janë shpesh më efektive

Zbatimi i pasuksesshëm i ideve është shpesh rezultat i planifikimit për hir të planifikimit, sesa i planifikimit me mend. Nëse besoni se tashmë keni një strategji të përsosur, mos i’u riktheni ta rishikoni pasi keni nisur ta zbatoni.

Prioritizimi i ekzekutimit kërkon që ju të mendoni për strategjinë e biznesit tuaj si një entitet jetësor, evolucionar. Do të thotë që të rishikoni, rianalizoni në mënyrë rutinë dhe do të bëni përditësime bazuar në mënyrën se si gjërat po shkojnë në kohë reale. Me fjalë të tjera, do të jeni në gjendje të korrigjoni gjërat më shpesh dhe me rezultate më të mira.

Mendoni për rritjen e kompanisë suaj si diçka paralele me natyrën. Nëse idetë janë farëra, mendoni për ekzekutimin si ujë. Pa ujë, një farë nuk do të rritet kurrë. Pra, pavarësisht sa e shkëlqyeshme mund të duket ideja juaj, ajo nuk është kurrë e mjaftueshme për të garantuar rritjen e biznesit tuaj 



Read it all at Bota Sot