Nesër mbahet Panairi i punës i kompanive austriake

- Bota Sot

Nesër mbahet Panairi i punës i kompanive austriake

Nesër në Kosovë do të mbahet Panairi i punës i kompanive austriake.

Panairi do të mbahet në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, në Lipjan, duke filluar nga ora 13:00 deri në 17:30, me qëllim të promovimit të punës së kompanive të ndryshme austriake, duke shënuar kështu një ngjarje të rëndësishme për të interesuarit nga Kosova që kanë dëshirë të kyçen në tregun e punës në Austri.

“Kjo ngjarje do të organizohet në UBT nga Oda Ekonomike Austriake (Die Wirtschaftskammer Österreich), ku përmes panairit do të shpalosen detaje nga ofertat e kompanive austriake, si dhe do të shpërndahen informacione të tjera të rëndësishme për to.Të interesuarit duhet të marrin me vete CV-të e tyre, teksa intervistat me kompanitë ndërkombëtare austriake do të realizohen në gjuhën angleze.”, është bërë e ditur në komunikatë.

Panairi i Punës i Kompanive Austriake do të jetë një mundësi unike dhe e shkëlqyeshme për studentët dhe të interesuarit e tjerë, për t’u njohur me një sërë aktivitetesh të kompanive pjesëmarrëse.



Read it all at Bota Sot