Vdes krijuesi i “Dragon Ball”

- Bota Sot

Vdes krijuesi i “Dragon Ball”

Krijuesi i “Dragon Ball”, një prej komikeve japoneze më me ndikim dhe më të shitur të të gjitha kohërave, ka vdekur në moshën 68-vjeçare.

Akira Toriyama pësoi një hematomë akute subdurale, një lloj gjakderdhjeje pranë trurit, tha studioja e tij të premten.

Dragon Ball është jashtëzakonisht i popullarizuar në mbarë botën dhe seriali komik ka prodhuar gjithashtu versione vizatimore dhe filmash, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Fansat i kanë bërë homazhe Toriyamas për krijimin e personazheve që janë bërë pjesë e fëmijërisë së tyre.

Seriali komik “Dragon Ball” debutoi në vitin 1984. Ai ndjek një djalë të quajtur Son Goku në kërkimin e tij për të mbledhur topa magjikë dragoi për të mbrojtur Tokën kundër humanoidëve alienë të quajtur Saiyans.

Toriyama kishte punë të papërfunduara në kohën e vdekjes së tij. Ai vdiq më 1 mars dhe vetëm familja e tij dhe shumë pak miq morën pjesë në funeralin e tij, sipas një deklarate nga uebfaqja e Dragon Ball.

“Ai do të kishte shumë gjëra për të arritur. Megjithatë, ai i ka lënë shumë tituj manga dhe vepra arti kësaj bote”, tha studio e tij.

“Shpresojmë që bota unike e krijimit të Akira Toriyama të vazhdojë të jetë e dashur nga të gjithë për një kohë të gjatë”, shtoi ai.



Read it all at Bota Sot