Ishte Marsi i vitit 1989 kur Serbia e Suprimojë edhe atë trohë Autonomie që Kosova e gëzonte në ish Jugosllavi. Shqiptarët në Kosovë masovikisht e kundërshtuan këtë masë të shtetit serb me Demostrata në tërë Kosovën.
Shukrija si vajzë 16 vjeqare me 27 mars të vitit 1989 bashkë me shokë dhe shoqe të klasës iu kishin bashkuar demostratave në qender të Prishtinës për të kundërshtuar suprimimin e Autonomisë së Kosovës nga shteti Fashist serb.
Në një moment kur situata në mes të demostruesve dhe Policisë serbe u ashpërsua , policia fillojë të shtiej me armë zjarri në demostruesit shqiptarë. Një breshëri automatiku e kishte qëlluar Shukrijen dhe ajo ra për toke duke ndërruar jetë në qendër të Prishtinës në duart e shoqeve të saj. Shukrije Obërtinca kjo bijë e Kelmendit me gjakun e saj të njomë e ujiti tokën e Kosovës duke paralajmëruar se liria fitohet vetëm me gjak. Shukrija më herët edhe iu kishte thënë shoqeve të veta : se liria nuk pikë nga qielli por fitohet vetëm me gjak. Ajo gjatë gjithë jetës ishte frymëzuar nga gjyshi i saj Isa Obërtinca i cili si pjestar i Lidhjes Nacional Demokratike Shqiptare dhe ishte dënuar me pushkatim por, që në ndërkohë denimi iu ishte zëvendesuar me burg të përjetëshëm. Pas daljes nga burgu për shkak të torturave që kishte përjetuar në burg atij iu desh ti amputohen të dy këmbët.
duke e parë cdo ditë gjyshin e vet në atë gjendje duke vuajtur, asaj i rritej urrejtja ndaj okupimit të regjimit gjenocidal serb . Meqë familja e saj ishte shënjestruar si familje nacionaliste, ajo ishte marrë shumë herë në biseda informative nga UDB-ja serbe për shkak te dy shkronjave të famshme K. R. ( Kosova Republik ) në muret e shkollës duke e fajësuar ate se i kishte shkruar ato. Kaluan 35 vjet dhe kjo dëshmore që e para ra në altarin e lirisë asnjëherë nuk u përkujtua në përvjetoret e ramjes nga Udhëheqesia e Kosovës deri te ardhja e qeverisë Kurti. Babai i Shukrijes thotë se disa herë kishte bërë kërkesa në Kuvendin komunal të Prishtinës që ti lejohet të vendos një pllakë përkujtimore në vendin e rënies të së bijës por, fatëkeqësisht asnjëherë nuk i ishte lejuar.