“Burri me 3 gra” – Fillon seria më e re e tregimeve popullore

- Bota Sot

“Burri me 3 gra” – Fillon seria më e re e tregimeve popullore

Tregimet Popullore të realizuar nga televizioni DTV, të cilat publikohen edhe në Youtube, janë seritë më të shikuara të kësaj natyre.

Tregimet Popullore, ishin tergimet e para shqiptare, të cilat shfaqeshin çdo të shtunë, e që bënë për vete të gjithë shqiptarët.

Pas tyre, u munduan shumë aktorë e skenarist të realizojnë tregime të tilla, por që nuk ishin as afër Tregimeve Popullore të DTV-së.

Seria e Tregimeve e cila është shfaqur deri tani, ka thyer rekorde në shikueshmërinë televizive, por edhe në kanalet tjera, si rrjete sociale dhe në Youtube.

Nga kjo e shtunë, po fillon një kapitull i ri i Tregimeve Popullore.

Sonte është lansuar për publikun episodi i parë, “Burri me 3 gra”, tregim ky që arriti mijëra klikime në Youtube, por i njëjti është transmetuar edhe në televizionin DTV.

“Burri me 3 gra”, është seri e re në kuadër të Tregimeve Popullore, me skenarist dhe producent Ramiz Vitia, dhe me aktorët e njëjtë që ishin në tregimet paraprake.



Read it all at Bota Sot