Të shpëtohet demokracia!

- Bota Sot

Të shpëtohet demokracia!

“Megjithëse lëvizja punëtore lindi si një luftë kundër shfrytëzimit dhe shtypjes së klasës punëtore.  Ëndërrat e tyre po shfaqen përherë si një shprehje shprese nëpër të gjitha vendet dhe në të gjitha shtetet të cilat janë në konflikt me demokracinë! Punëtorët e kanë të nevojshme të gjejmë rrugën drejt një të ardhme më të mirë, por në planetën tonë të karakterizuar me kriza klimatike, luftëra, racizëm dhe fashizëm permanent, edhe shpresat mbahen pezull! Njerëzimi duhet të mësojë të shpërndajë barrën e përgjegjësisë, dhe jo vetëm përfitimet. Kjo mortajë nuk është kah ndalet nëpër shumicën e vendeve autaritare por në të njëjtën kohë është kah rrezikohet demokracia, shkruan autori i tekstit.

Duke lexuar artikullin e shkruar nga këshillëtari i sindikatës LO të  Norvegjisë, Jonas Bals, më bëri përshtypje përkujtimi për sindikalistin -politikanin dhe largpamësin e para 90 vjetëve!

Fjala është për Martin Tranmæl, një ish politikan dhe gazetar norvegjez, figurë e shquar Partisë së Punës, iniciator kryesor për opozitën sindikale të vitit 1911, lider i opozitës dhe fraksionit revolucionar në vitin 1918, dhe një nga drejtuesit më eminent për shkëputjen me komunistët në vitin 1923).

Në vitin 1934 ai kishte mbajtë një fjalim jashtë Stortingut të Norvegjisë, atje ku ishin tubuar mbi 50,000 punëtorë grevistë. Ndoshta kjo ishte demonstrata më e madhe në historinë norvegjeze, si shenjë proteste kundër planeve të partive borgjeze për një ligj të ri kundër lëvizjes sindikaliste. Grevistët e panë luftën e tyre në kontekstin e ngjarjeve jashtë kufijve të vendit dhe miratuan një deklaratë në mbështetje për të burgosurit politikë në ish Gjermaninë Hitlerit….)

 Në fjalimin e tij para më pak se një shekull ai tha; “zgjedhja e sotme  është në mes socializmit që tregon rrugën përpara dhe fashizmit që tregon rrugën prapa. Ne duam një Norvegji pa uniforma dhe lecka, një vend pa ligje klasore dhe rregullore të veçanta."

Një popull pa uniforma dhe lecka ishte një metaforë që u përhap shpejt, njëherit kjo shprehje përmbledh qëllimin e dyfishtë të lëvizjes punëtore!

-E para: Një shoqëri ku duhet të ketë vend për të gjithë dhe dëshirë për asnjë….) 

-E dyta: Një ëndërr paqeje, një kundërshtim i zjarrtë ndaj luftës dhe ndaj të gjithë atyre që e deshën, kultivuan dhe kishin mall për të…)

Disa muaj më vonë, në dimrin e vitit 1934, ishte “Vjena e Kuqe” në Austri e cila kishte treguar rrugën demokratike drejt socializmit, por u mbyt në gjak….) Punëtorët luftuan me armë në dorë, por u mundën nga një forcë ushtarake superiore….)

 Më mirë “Vjena se Berlini!”, tha Martin Tranmæl..)

Edhe sot sikurse para qindra vitesh,  1 Maji përherë përcillet me poezi të bukura, me fjalime të zjarrta dhe ngushëlluese për të kaluarën, thuaja se gjithëçka fuqizohet me “dëshirën e një dite” si të ishte kjo një ndalesë perfeke e padrejtësisë ndaj klasës punëtore!

Këtë vit bëhen dhjetë vjet që kur ukrainasit filluan luftën e tyre për të drejtën për të jetuar jetë të hapur, të ngrohtë dhe të lirë. Për një dekadë të tërë, ata janë ngritur kundër një regjimi pushtues që nuk respekton as jetën njerëzore dhe as ligjin ndërkombëtar, të cilët furnizohen me armë nga kleri në Iran dhe diktaturat e tjera që janë kthyer në vatër të fashizmit ndërkombëtar.

Në shkurt të dy viteve më parë, lufta u bë ekzistenciale, sepse regjimi i Putinit është jashtëzakonisht brutale me sulme të përditshme në shkolla, blloqe apartamentesh, spitale dhe infrastrukturë civile. Torturat, rrëmbimet dhe ekzekutimet kryhen në një shkallë të madhe, përderisa me dhjetëra mijëra ukrainas janë vrarë.

Asnjëherë lufta nuk vjen me buqeta lulesh, ajo është e përgjakshme, me vdekje, vuajtje, dhembje dhe kosto të tjera materiale, sikurse në rastin aktual të krizës energjetike për mbarë Europën.

Për fat të keq pjesa më e madhe e vendeve të kontinentit ishte në gjumë të thellë nga dehja e vartësisë me gazin rus…) Edhe sot ndëgjohen disa të “përgjumshëm” të thonë haptas se Ukraina duhet të dorëzohet, ose nuk duhet tu japim armë për tu mbrojtur.

(Në të njëjtën kohë vepron e njëjta pjesë e Europës plakë me përkëdhelje të ndjenjave të një mentaliteti  fashist dhe racist të “politikës Serbosllave” ndaj  Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi e cila jeton me ëndrrat e mesjetës)!

Tingëllojnë të falshme për demokracinë e Europës këto dy fenomene të përafërta?

Asnjëherë, sepse urrejtja sjell luftën dhe përbuzjen e jetëve të njerëzve!

Të ndalemi te ndryshimi thelbësor midis luftës së ukrainasve dhe luftës së rusëve, midis luftës mbrojtëse dhe luftës sulmuese. Një JO për luftën e Putinit do të thotë të mbështesësh luftën e ukrainasve. Ukrainasët për shumë vite janë përpjekur të çlirohen nga thembra e hekurt e oligarkëve dhe despotëve, ata janë përpjekur të krijojnë një demokraci, të cilën tani po po përpiqen t’a mbrojnë me jetën e tyre! Më e pakta që mund të bëjmë vendet demokratike, është tu japim mbështetjen që kanë nevojë.



Read it all at Bota Sot