Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Baba Edmond Brahimaj më 19 maj, mbush 65 vjeç

- Gazeta Telegraf

Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Baba Edmond Brahimaj më 19 maj, mbush 65 vjeç

Ditën e diel, 19 maj 2024, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba, Edmond Brahimaj, ka ditën e lindjes, mbush 65 vjet.
Me këtë rast:
1-Nga ora 10:00, deri në mbrëmje, në Selinë e Shenjtë në Tiranë, Kryegjyshi pret vizita nga besimtarë, personalitete dhe dashamirës. Njëkohësisht, miqtë mund të vizitojnë Muzeun Bektashian, Arkivin, Fototekën, Fonotekën, Galerinë e Artit ‘Omer Kaleshi’, Bibliotekën dhe mjediset e Odeonit.
2-Në orën 18:00, në sallën e Odeonit, do të organizohet një ceremoni modeste, ku do të ndiqen:
-Një dokumentar i shkurtër filmik.
-Përshëndetje miqësore nga personalitete.
-Fjala falënderuese e Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj.
-Ndjekja e një ekspozite fotografike, e përgatitur.
-Në përfundim, një koktej.



Read it all at Gazeta Telegraf