Vdes aksidentalisht në vendin e punës në Gjermani 22 vjeçari nga Kosova, detaji prekës nga familja

- Bota Sot

Vdes aksidentalisht në vendin e punës në Gjermani 22 vjeçari nga Kosova, detaji prekës nga familja

Edhe një i ri nga Kosova ka vdekur në vendin e punës në Gjermani.

22 vjeçari Egzon Bardhi nga komuna e Drenasit ka ndërruar jetë aksidentalisht në Gjermani.

Kjo u bë e ditur nga familjarët e tij.

Familja ka treguar se Egzoni vetëm një ditë më parë kishte festuar ditëlindjen e 22-të.

Njoftimi i plotë:

Egzoni na ike shpejt, do të na mungosh me buzëqeshjen tane! Allahu na takoft në xhenet.

Djali i vëllaut tonë Egzoni Bardhi, pas një aksidenti në Gjermani ku edhe ia mori jetën një ditë pas ditëlindjes së 22, në vendin e punës, pikërisht dje (dy ditë më parë) me datën 31.05.2024 ka ndërruar jetë, për varrimin e Egzonit do të njoftohen, gjithë farfeisi, miq dhe shokë e dashamirë.

Në pikëllim familja Bardhi



Read it all at Bota Sot