Më 13 qershor 1920 u vra në Paris Esat Pashë Toptani

- Bota Sot

Më 13 qershor 1920 u vra në Paris Esat Pashë Toptani

Ish-kryeministri i mërguar Toptani, në vitet 1918-1920 po përpiqej të ndërhynte pranë Konferencës së Paqes për t’u njohur si përfaqësues i Shqipërisë, përkundër vullnetit të forcave politike në Shqipëri.

Siç deklaroi atentatori në gjyqin kundër tij në Paris, Avni Rustemi, vrasjen e kreu për motive kombëtare, pasi e konsideronte Toptanin tradhëtar të Shqipërisë.

Rustemi u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Francës dhe u kthye në Shqipëri, ku u prit si hero, pas 6 muajsh në paraburgim.

Në zgjedhjet e 27 dhjetorit 1923 ai u zgjodh deputet dhe u rreshtua si opozitar i forcës politike drejtuar nga Ahmet Zogu.

Më 20 prill 1924, Avni Rustemi plagoset nga një person i quajtur Jusuf Reçi, pranë Pazarit të Ri në Tiranë, në sheshin që sot mban emrin “Avni Rustemi”. Dy ditë më pas Avni Rustemi ndërroi jetë prej plagëve.



Read it all at Bota Sot