I pushkatuan të shoqin, zbardhet letra e së vesë së inxhinierit që tronditi Komitetin Qendror! Çfarë shkruante ish-diktatori Enver Hoxha

- Bota Sot

I pushkatuan të shoqin, zbardhet letra e së vesë së inxhinierit që tronditi Komitetin Qendror! Çfarë shkruante ish-diktatori Enver Hoxha

Letër nga e veja Gjikopulli vjen si refleksion i shkrimit “Plumbat që vranë Milto Gjikopulli, i biri 34 vite në kërkim të eshtrave”, në Panorama. Autoriteti i Dosjeve organizon simpozium në Fier për heronjtë e gjeologjisë dhe njëri syresh intelektuali e inxhinieri i shquar Milto Gjikopulli që diktatori e ironizonte “strateg”, “shkencëtar” etj. Agim Gjikopulli i biri: “Milto i pushkatuar, ende i pagjetur. Kemi 34 vjet me Jovanin që kemi kërkuar privatisht, jemi arrestuar se kemi kërkuar eshtrat e prindërve tanë”!

Për diskutimin e letrës të vesë së Milto Gjikopulli në Komitetin Qendror të Partisë që krijoi tronditje në kreun e Qendrorit, veçanërisht sektorin e botimit të veprave të diktatorit, ndoshta familja apo e ish e ndjera Gjikopulli s’dinë cili ishte fati i letrës andaj sjell sadopakun e të vërtetës të diskutimit të saj, që i dha goditje diktatorit atë botë dhe uli në gjunjë partiakët e lartë.

Vitin 1987 del nga botimi “Enver Hoxha vepra 54”, në vepër diktatori lëshon goditje rrufeje për “sabotimet” në naftë, godet “tradhtarët” e atdheut dhe “Milto Gjikopulli jo vetëm ka marrë grua nga një familje me përbërje të keqe politike, por edhe vetë është i dyshimtë.” Letra bëhej dhjet vjet nga akuza “me përbërje të keqe politike” dhe kur diktatori dy vjet ishte nën dhé, por edhe kur situata politike kishte mjaft zbutje. Me sa kuptohet e veja Gjikopulli kishte lexuar në vepër Ç’shkruante diktatori për përbërjen e keqe të familjes dhe guxon e i shkruan letër KQ të Partisë, vihet në mbrojtje të biografisë të familjes që shigjetohej me “përbërje të keqe” nga diktatori. Letrën s‘mund ta kem në dorë por esenca del nga diskutimi i saj në KQ.

Siç shihet në Figura 2, faqja 163 e veprës është vendosur në skedë me shënime fare-fare shkurt nga persona përgjegjës në sektori i botimeve të veprave, si Sevo [Tarifa], N.[exhat Myftiu]. Në fillim të skedës lexohet emri Hedoja [sekretare plakë në mykë, më e besuara e N. Hoxha].

Diskutimi, siç shihet në figura 3, me shumë ndërprerje vazhdoi nga ora 9.5 deri ora 12.5. Për zonjën Gjikopulli bëhen kërkime të ethshme biografike në arkivat e fshehtë. Ja disa shënime tepër-tepër të shkurtëra apo konvecionalisht: “Ora 9-5 pyetet Fren (organ i fshehtë apo person?), zbulimi [biografia e të vesë Gjikopulli nga familja e origjinës]. Ora 10-5. Sh. S (evo) e Andoni shkuan në Fren. Ka të dhëna të kundërta [s’gjejnë cene biografike.]. Ora 12.5. Rikthimi në drejtori [tek Sevo T.], shkoni tek sh. Foto, thotë Hedoja.”

Shënime të shkurtra ama flasin shumë e përfundimi i dhimbshëm i diskutimeve, siç lexohet në faqen e veprës me shkrim dore (Figura 1): “Të mos qarkullojë kjo kopje. U korrigjua faqe 163 në shtyp.” Korrigjimi bëhej në vepra e botuar. Siç shihet në faqen e korrigjuar të veprës (Figura 3) familja e të vesë Gjikopulli pastrohet nga cilësimi “familje me përbërje qëndrim të keq politik.” dhe e veja Gjikopulli arriti fitore aq të madhe e pa të ngjashme.

Në veprën 54 të korrigjuar mbeti akuza qesharake e idiote e diktatorit: “Milto Gjikopulli është i dyshimtë, duke u kthyer nga Kina në shtëpi, ai ka qëndruar në Moskë dhe ka marrë takim me kunatën e tij që është martuar atje. Kur pyetëm për Milto Gjikopulli na u tha se ai ishte “njeri i mirë”, “i zgjuar” e plot llafe të mira…” (Vepra 54, 1967:164.) Kurse në faqe të tjera dyshon se është bërë agjent i të huajve. Me kësi fakte donkishoteske diktatori zbulon Milto Gjikopulli “agjent”, “armik” i partisë dhe atdheut! Një këshillë për Agimin, biri i Miltos: Trokit në derë të Autoritetit të Figura, me drejtore Genta Sula, dhe kërko dosjen me diskutimin e letrës së nënës suaj dhe në dosje do të gjesh plot informacione për përndjekjen biografike të nënës suaj, për ta qetësuar edhe më atë botë.

Si rasti i zonjës Gjikopulli apo të ngjashme, ku të jenë bërë korrigjime në vepra të diktatorit, s’ka e s’mund të ketë, rasti Gjikopulli vjen edhe në kushte të favorta kur diktatori ishte atë botë dhe e veja e tij s’kishte më forcë si më parë. Siç lexohet në dokument, qartësisht kuptohet se letra i drejtohej Foto çamit i njohur me ekuilibër politik por edhe i zhveshur nga manteli i diktatorit. Korrigjimi biografik i zonjës Gjikopulli assesi mund të bëhej nga sektori i botimit të veprave të diktatorit, me shef Sevo Tarifa, vendimmarrja kërkon forcë, përgjegjësi dhe i vetmi ishte Sekretari i KQ, Foto çamit por s’dihet nëse ka edhe këshillë të Ramis Alia, e vërteta është në dosjen përkatëse Gjikopulli.

Vendimmarrja për korrigjim në vepra 54 bëhej edhe mjaft i vështirë por disi edhe i komprometueshëm: Vepra e botuar në 20.000 kopje dhe të shpërndara në librari të rretheve, kërkohej të mblidheshin të gjitha të shkonin në shtypshkronjë për korrigjimin në aq shumë kopje, por dhimbte edhe fakti se çdo bëhej me kopjet e blera nga qytetarë e s’ishin pak por edhe mundësia që dikush mund të bënte dhe krahasime e zbulohej e vërteta.



Read it all at Bota Sot