Luftën dhe masakrat që ndodhen në Bosnje i përjetuan edhe shumë shqiptarë që ndodheshin në atë kohë atje.
Njëri ndër ta është edhe Sami Vokrri, i cili në emisionin “Ditari”, ka rrëfyer se i shpëtoi sulmit në Sarajevë.
Ai ka treguar se atje ishte edhe me gjashtë shqiptarë të tjerë dhe përderisa ishte duke qëndruar jashtë, një granatë kishe goditur shtëpinë ku ishin duke qëndruar.
“Muzeu i izraelitëve ishte afër nesh ku ne banonim, ishim në pushim gjithsej shtatë vetë, unë isha jashtë i ulur dhe isha në mendime se çfarë do të bëhet, si do të bëhet… në atë moment vjen një granatë e godet shtëpinë dhe kur e godet kulmin rrafshohet çdo gjë. Unë nuk kisha guxim as të ngjitesha lartë sepse isha i sigurtë që kanë vdekur të gjithë. Dhe kur u ngjita lartë e dëgjova një shok nga Gostivari duke pyetur të tjerët a jeni gjallë. Zotit i takon falënderimi sepse të gjithë shpëtuan”, ka treguar Vokrri.
Ai ka thënë se ishte dy herë i plagosur dhe se lufta në Bosnjë ishte e tmerrshme dhe e pabarbarët.
Në shënim të 29 vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Kuvendi i Kosovës ka miratuar deklaratën e OKB-së për përkujtimin e kësaj masakre.