E pazakontë në Gjermani: U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes

- Bota Sot

E pazakontë në Gjermani: U ankua për nxehtësinë në aeroplan, shqiptari dëbohet nga fluturimi pak para nisjes

Një incident jo i zakonshëm ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në Gjermani.

I përfshirë në këtë rast ka qenë një burrë shqiptar, i cili u përjashtua nga bordi i aeroplanit pak para nisjes së fluturimit për në Tiranë, pasi nisi polemikat me stafin aty, duke u ankuar rreth nxehtësisë.

Raportohet se ngjarja ndodhi në Aerportin e Allgaut në Memmingen.

Thuhet se 33-vjeçari u ndikua nga pritja e gjatë dhe temperaturat e larta, duke dashur ta hapte me forcë derën e aerplanit, pasi djalit të tij katërvjeçar po i vinte tepër nxehtë, trasnmeton Klankosova.tv

Debati i ashpër i zhvilluar mes shqiptarit dhe ekuipazhit, sollën deri tek prania edhe e policisë të cilët e shoqëruan jashtë burrin bashkë me të birin, katërvjeçar.

Siç raportojnë mediat gjermane, shpeshherë ka raportime nga Aeroporti Allgau, se pasagjerët nuk lejohen të fluturojnë pasi të kenë pasur mosmarrëveshje me stafin.

Në shumicën e rasteve, polemikat lindin për madhësinë e bagazhit të dorës, veçanërisht kur pasagjerët shpërfillin dimensionet e lejuara nga kompania ajrore përkatëse.



Read it all at Bota Sot