“Kujdes? Lajm i keq për ata që punojnë në të zezë në Gjermani”

- Bota Sot

“Kujdes? Lajm i keq për ata që punojnë në të zezë në Gjermani”

Gazetari shqiptar i medias gjermane Deutche Welle, Bahri Cani, ka dhënë një lajm të keq për qytetarët që punojnë në të zezën në Gjermani.

Ai ka ndarë informacionin se kancelari Olaf Scholz, ka paralajmëruar masa shumë të ashpra, ndaj atyre që punojnë ilegalisht në Gjermani, përcjell Bota sot.

“Kujdes? Lajm i keq për ata që punojnë në të zezë...

E di që shqiptarët nuk punojnë në të zezë, por po e jap si informacion: Kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar dje në konferencën për shtyp në Berlin se "do të ndërmirren masa shumë më të ashpra kundër atyre që bëjnë punë ilegale në Gjermani". Ai bëri të ditur se në të ardhmen do të përdoren edhe mundësi të reja teknike dhe teknologjike për të kontrolluar ata që punësojnë persona në të zezë, por edhe për ata që punojnë ilegalisht.

Këto masa në veçanti drejtohen ndaj atyre që njëkohësisht marrin edhe ndihma sociale, por do të kontrollohen të gjithë nga "zollamti" dhe organet e sigurisë. Në vlerësimet e fundit të kontrollit financiar flitet për shumë procese dhe kallëzime penale gjatë vitit 2023 dhe në fillim të këtij viti.

Ndërsa disa ekspertë kanë llogaritur se vlera e punës në të zezë, gjatë vitit 2024 mund të shkojë deri në mbi 480 Milliardë euro, që i bie saktë se edhe vetë buxheti i Gjermanisë për vitin 2025.

Ekspertët thonë se gjatë vitit 2024 pritet një rritje e punëve ilegale në vlerë prej rreth 38 miliardë euro, që i bie rreth 8,4 për qind”, ka shkruar Cani në një postim në Facebook./Botasot



Read it all at Bota Sot