Osmani pritet nga presidenti Macron, thotë se fryma olimpike i kapërcen kufijtë

- Bota Sot

Osmani pritet nga presidenti Macron, thotë se fryma olimpike i kapërcen kufijtë

Presidentja Vjosa Osmani është pritur në takim nga presidenti Emmanuel Macron dhe zonja e parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024.

Këtë presidentja Vjosa Osmani e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e saj në rrjetin social Facebook.

Ajo ka shkruar se fryma olimpike i kapërcen kufijtë.

Në Pallatin Élysée, bashkë me Prindonin u mirëpritëm nga Presidenti Emmanuel Macron dhe Zonja e Parë, Brigitte Macron, në nder të hapjes zyrtare të Lojërave Olimpike Paris 2024. Fryma olimpike i kapërcen kufijtë, përbashkon njerëzit dhe kombet dhe tregon fuqinë e sportit”, ka shkruar presidentja Vjosa Osmani në Facebook.



Read it all at Bota Sot