Ra në greminë në Valbonë/ Policia: Humb jetën shtetasi nga Kosova

- Bota Sot

Ra në greminë në Valbonë/ Policia: Humb jetën shtetasi nga Kosova

Policia e Tropojës ka dalë me një deklaratë për shtyp, lidhur me shtetasin nga Kosova që ra në greminë në vendin e quajtur “Maja e Thatë” në Valbonë. Sipas bluve, alpinisti ka humbur jetën.

Ndërkohë, shërbimet e komisariatit , janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës, për nxjerrjen e trupit të pajetë.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 26.07.2024, rreth orës 17:10, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim se 1 shtetas kosovar, në vendin e quajtur “Maja e Thatë”, Valbonë, dyshohet se për shkak të terrenit të thepisur malor, ka rënë nga një lartësi dhe dyshohet se ka humbur jetën.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, janë nisur drejt adresës së dhënë, së bashku me grupin e Emergjencave Civile të Tropojës.

Për shkak të terrenit të thepisur malor është kërkuar ndërhyrja me helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes, për të lokalizuar dhe nxjerrë trupin e pajetë të shtetasit kosovar nga zona ku ka rënë.



Read it all at Bota Sot