Sa para do t’i marrin Distria dhe Laura nga shteti për medaljet në lojërat olimpike?

- Gazeta e Prizrenit

Sa para do t’i marrin Distria dhe Laura nga shteti për medaljet në lojërat olimpike?

Distria Krasniqi fitoi medaljen e argjendtë dhe Laura Fazliu medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike që po mbahen në Paris. Për suksesin e tyre në Paris, Distria, Laura dhe trajneri i tyre, Driton Kuka, do të shpërblehen financiarisht nga shteti.

Sipas rregullores për ndarjen e shpërblimeve shtetërore për sportistët që arrijnë rezultate të shkëlqyera në garat ndërkombëtare, nga buxheti i shtetit, Distrisë i takojnë 60 mijë euro për medaljen e argjendtë, ndërsa Laurës 40 mijë euro për të bronztën.

“Trajnerët e sportistëve që arrijnë rezultate të vlefshme për shpërblime shtetërore sipas kësaj Rregulloreje, shpërblehen në masën 50% të vlerës së përcaktuar për sportistët”, shkruhet në rregulloren për ndarjen e shpërblimeve shtetërore të MKRS-së.

Pra, trajnerit Kuka i takojnë gjithsej 50 mijë euro. Ekipi i xhudos i udhëhequr nga kryemjeshtri Driton Kuka ka fituar pesë medalje olimpike në tri pjesëmarrjet e Kosovës në Lojërat Olimpike. Medaljen e artë në “Rio 2016” e fitoi Majlinda Kelmendi, ndërsa në “Tokio 2020” medaljet e arta i fituan Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova.



Read it all at Gazeta e Prizrenit