Malishevë: Arrestohen familjarët që rrahën doktorin të cilit i vdiq pacientja vitin e kaluar

- Gazeta e Prizrenit

Malishevë: Arrestohen familjarët që rrahën doktorin të cilit i vdiq pacientja vitin e kaluar

0⁰Doktori nga Malisheva Fatmir Karaxha, ditën e djeshme është sulmuar fizikisht nga familjarët e tanimë pacientes së ndjerë, Leonora Shala, e cila vdiq në klinikën e doktorit në fjalë derisa po trajtohej për një dhëmb.

Familjarët e saj duket se nuk e pritën fare drejtësinë dhe vendosën që ligjin ta marrin vet në duar.

Klankosova.tv merr vesh se të dyshuarit, babai i saj, bashkëshorti dhe vëllai i bashkëshortit (kunati) ishin ata që e rrahën Karaxhën, në një restorant në Malishevë derisa po qëndronte me nënën e tij.

Doktori si pasojë e lëndimeve trupore u dërgua në Qendrën Klinike dhe Universitare në Prishtinë për trajtim.

Derisa, të dyshuarit janë arrestuar nga policia dhe janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

35-vjeçarja Leonora Shala, vdiq gushtin e kaluar në QKUK, pasi fillimisht ishte trajtuar me dhimbje të dhëmbit nga doktori Karaxha.

Sa i përket pacientes së ndjerë, është raportuar e njëjta ka qenë alergjike në anestezionin që i është dhënë dhe si rezultat i shokut anafilaktik kishte humbur jetën.

Deri më tani, këto pretendime nuk kanë arritur të vërtetohen nga Prokuroria.



Read it all at Gazeta e Prizrenit