Këta janë dy personat e kërkuar që u kapën nga Policia, dërgohen në vuajtje të dënimit

- Bota Sot

Këta janë dy personat e kërkuar që u kapën nga Policia, dërgohen në vuajtje të dënimit

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.

Gazeta në vazhdimësi ka raportuar për arrestimin e personave të akuzuar për vepra të ndryshme penale, por që të cilët kanë ikur nga duart e drejtësisë.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, media ka raportuar se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Dy prej tyre, siç mëson gazeta janë edhe Flamur Hafizallari dhe Burbuqe Totaj, të cilët janë kapur nga Policia në Prizren.

Pasi të njëjtit janë ndalur për verifikim, rezultoi se ndaj tyre ka pasur urdhëresa aktive.

Të dy ishin në listën e personave të kërkuar lidhur me disa raste të mëhershme.

Pas arrestimit, janë shoqëruar në stacion policor për procedurat e nevojshme dhe më pas janë dërguar në vuajtje të dënimit



Read it all at Bota Sot