Presidentja Osmani përballet me një situatë të komplikuar në aeroport, u nxorën edhe armët!

- Gazeta e Prizrenit

Presidentja Osmani përballet me një situatë të komplikuar në aeroport, u nxorën edhe armët!

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur sot me një situatë të pazakontë në aeroportin e Shkupit. Gjersa Osmani po bëhej gati për një udhëtim jashtë vendi nga aeroporti i Shkupit, sigurimi i aeroportit në fjalë ka tentuar të hap valixhen e presidentes. Një gjë të tillë s’e ka toleruar Osmani.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se presidentja ka telefonuar për këtë situatë kryetarin e kuvendit të Maqedonisë Veriore, Afrim Gashi.

Me të pranuar informacionin, Gashi ka nisur në aeroport sigurimin e tij për të sqaruar situatën.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se mes sigurimit të Gashit dhe sigurimit të aeroportit ka patur fërkime fjalësh dhe në një rast dy palët kanë raportirë edhe armët.
Pas më shumë se një orë ndalimi, presidentja ka vazhduar rrugëtimin e saj duke u përballur me një situatë të fort të zakonshme.


Read it all at Gazeta e Prizrenit