“Gjakun e tim biri e kërkoj tek ty…”- Misteri i vrasjes së Qemal Stafës, çfarë i tha babi i tij Enver Hoxhës

- Bota Sot

“Gjakun e tim biri e kërkoj tek ty…”- Misteri i vrasjes së Qemal Stafës, çfarë i tha babi i tij Enver Hoxhës

Qemal Stafa, mister vrasje/vetvrasje. Metodologjia e investigimit, Papa Francesku: Zilia sjell vrasje, vdekje! Enverin e bren zilia për Qemalin. E pabesueshme, ama e vërtetë e pamëshirë. Metodologjia është rezultat.

Vrasja e Qemal Stafës, mori shkrime me gjithfarë faktologji, pa argumente, hamendime, me kryefjalë Enver Hoxha vrasës, pa fakte, edhe përfundimi: vrasja mister. Përndryshe ç’është shkruar, investigimi rroket të hedhë dritë për motivin e diktatorit, çfarë e shtyri atë, teza që mëtoj të mbroj: Diktatori protagonist, siç mbeti në dokument me dorën e vet.

Miladin Popoviç, kryetari de fakto i Partisë Komuniste, vlerëson dhe mban afër Qemal Stafën në punët e partisë, shkrimi i thirrjeve e trakteve komuniste, fakt i vlerësuar nga Vladimr Dedijer, biografi i Titos, në librin “Marrëdhëniet Jugosllavi-Shqipëri Beograd 1949:5”. Në mbledhjen themeluese të Partisë i besohet të shkruaj dhe mbajë “Rezolucioni i mbledhjes së Grupeve”, raport politik i grupeve komuniste, dokumenti më i rëndësishëm i mbledhjes themeluese të PKSH, i vetmi dokument origjinal i mbetur nga themelimi i partisë komuniste. Pas mbledhjes themeluese, Qemal Stafa me ndihmën e Miladin P. shkruan dokumentin “Thirrje drejtuar popullit shqiptar.” Dhe autorësinë e merr Enver H., vepra 1, 1983.

Nga Miladin P., Qemal Stafa i projektuar të jetë njëshi i Partisë Komuniste, kur të krijohej KQ në Konferencën e Parë të Vendit. Për sa shihte, Enver H. ndjehej keq, verbohet nga zilia ngase përjeton veten në krye të Partisë. Patologjia e Enverit s’ishte as fiziologjike as mendore, por patologji intelektuale, e njohur nga mjekësia. Patologji intelektuale e Enverit ushqehet nga patogjeni Zili e fortë si t’i hedhësh benzinë zjarrit! Argumenti, nga Papa Francesku: ”… Sa gjë e shëmtuar është Zilia. Është një qëndrim e një mëkat i shëmtuar. Gjithçka, që i duket se i bën hije, e shqetëson. Zemra ziliqare të nxit të vrasësh, sjell vdekje. E shkrimi i shenjtë e thotë qartë: për shkak të zilisë së djallit, hyri vdekja në botë.”(1) Diagnoza e zilisë, produkt përvoje njerëzore jetësore dhe metodologji mjeshtërore për investigim vrasjen mister!

Edhe kapërcyell 40 vjet nga mbledhja themeluese teksa “shkruan” librin “Kur themelohej Partia” diktatori vuan së keqi nga patogjeni Zili aqsa ”Gjithçka që i duket se i bën hije e shqetëson”, shihet se e shqetëson shumë dokumenti arkivor “Rezolucioni i Konferencës së Grupeve” që mbajti Qemali S. në mbledhjen themeluese të Partisë komuniste. E verbon dokumenti që ka në tavolinën e punës aq i vlerë për t’u referuar në libri i tij (për 40 vjet s’u referua asnjë here) dhe me stilo në dorë shkarravit për të mos u lexuar fjala e parë Rezolucioni (e lexoj me lente) dhe para shkarravitjes shkruan fjalën Thirrje kurse poshtë titullit shkruan emrin Miladin: për t’u lexuar “Thirrje e Konferencës së Grupeve” [komuniste] me autor Miladini Popoviç. Porse fjalët thirrje e rezolucion kanë kuptime kundërshtuese: Thirrja është për një aksion a veprim politik kurse rezolucioni është parashtrim mendimesh nga një ngjarje, në rasti i dhënë mbledhja “themeluese” e Partisë dhe emri Miladin të “saktësojë” Miladin P. autor i Rezolucionit. Dyzet vjet nga mbledhja themeluese dhe diktatori është në përvuajtje të madhe shpirtërore, intelektuale: të fshijë nga historia të vetmin dokument themelues, kurse emri Miladin i shkruar me dorën e Enverit të mbajë në fshehtësi autorin e vërtetë Qemal Stafa, kësisoj fshihet nga historia qenia e Rezolucionit të mbledhjes së Grupeve dhe diktatori s’vë në dyshim se do të zbulohet e vërteta, me bindje se s’dihej nga kush tjetër se autori ishte Qemal S. Diktatori edhe atë botë i zhgënjyer pse as Rezolucioni as autori Qemal S. s’mbesin në fshehtësi dhe e vërteta del në dritë. Të vërtetën Qemal S. autor i Rezolucionit e zbulon në memoriet e Dushan Mugoshës në arkivin e Prishtinës, ku edhe s’qe e lehtë të rrokej ç’pritej në atë prurje me qindra dosje dhe ja memorie e Dushan Mugoshës për punën e tij në Shqipëri: ”Shoku Miladin e ndihmoi Qemal Stafën të shkruajë referatin për situatën politike në botë e në vend, për nevojën e formimit të Partisë komuniste.”(2) E s’mungojnë as përpjekje për t’i dhënë drejtim të paqenë Qemal Stafës, autor i Rezolucionit Prof. Paskal Milo i referohet Mugoshës për referatin e shkruar nga Qemal S. dhe e vë atë në shërbim të politikës: ”Ndofta ka qenë fjala për diskutimin që Qemal Stafa ka mbajtur në emër të Grupit të Shkodrës.”(3) Ndërsa Mugosha është i qartë në memorie se referati shkruhej nga Qemali për formimin e Partisë dhe aspak diskutim në emër të Grupit të Shkodrës.

Hapi i dytë, i investigimit. Enver Hoxha, tepër i pushtetshëm në krye të vendit dhe shëndet keq, me egërsinë e patogjenit Zili tjetërsoi origjinalitetin e dokumentit arkivor, fshin nga historia Qemal Stafën e ç’mbeti të bëjë tjetër, natyrshëm meraku: fati i sigurisë së bazës ilegale për Qemal Stafën që ishte në dorë të Enverit. E më vjen në ndihmë shkrimtari Nasho Jorgaqi që farefare pa dashur la pas një fakt tepër rëndues se baza ilegale për Qemal S. ishte e pa provuar për siguri ilegale.(4) Habi e madhe: baza ilegale e pa provuar në pasiguri të madhe për udhëheqësin e Partisë Qemal Stafa dhe përgjegjësinë politike për sigurinë e bazave ilegale e kishte Enveri me cilësinë e Sekretarit të qarkorit të Tiranës andaj dhe patogjeni Zili goditi fort ndershmërinë e tij në kryerje korrekt të detyrës funksionale për bazë ilegale të siguritë. Pos të tjerash, pasiguria e bazës ilegale ishte tepër e qartë edhe me dukje nga jashtë, siç e përshkruante N. Jorgaqi, një shtëpi e veçuar në territor të madh e krejt të hapët ku s’shihej as një kaçube për mbrojtje në çdo rast dhe për më e keqja ishte përballë një komande fashiste. Kësisoj erdhi fatziu Zili dhe turma fashiste në ndjekje ta kapë gjallë, Qemali një plumb ia fali vetes, historia e vërtetë përndryshe versionit zyrtar të rënies në dekretimi i tij.

Tjetër nyje gordiane. Tekefundit, Ramazani babai i Qemalit të nesërmen e vrasjes së të birit kërkoi dhe gjeti Enverin: ”Enver gjakun e Qemalit e kërkoj tek ty…” (5) Diktatori i shpallur i padëshirueshëm nga familja Stafa s’shkeli tërë jetën në familje. Akuza sy në sy shumë e rëndë për Enverin dhe nderi, zakoni, morali ia kërkojnë atij të krijonte mundësi të bisedojë shtruar me Atin e Qemalit dhe me fakte të sqarojë se është i pafaj dhe, për sa pranoi heshtjen qartësisht atë e mundon mëkati për Qemal S. Heshtja e Enverit për akuzën e “padrejtë” forcë e madhe rëndese e 40 vjet si shpatë i rri mbi krye diktatorit.

E dy fakte rënduese në protagonizmin Enver-Nexhmije në misterin që diskutohet. Shkrimtari Nasho Jorgaqi në librin ”Qemal Stafa” ka një rrëfim të Nexhmije Hoxhës se natën, duke u gdhirë 5 maj, kur u vra Qemali ishin bashkë me të: “Natën duke gdhirë 5 maj unë me shokë ishim bashkë me Qemal Stafën. /…/ Atë natë bëhej mbledhja e KQ të Rinisë dhe e Komitetit Qarkor të Rinisë /…/ Mbledhja zgjati gjer në mëngjes. Ishte 5 maj dita që [Qemali] do shkonte në Vlorë…” Në ribotimi i librit ”Qemal Stafa”, Nasho J. vjen me tjetër rrëfim të Nexhmijes, e cila s‘është me Qemalin natën e 4 majit duke u gdhirë 5 maj: “Nga fillimi i majit, Qemali bëri mbledhjen e Komitetit Qendror të Rinisë dhe Komitetit Qarkor të Rinisë për Tiranën. /…/ Ditën e fundit, 4 maj, u kthye në baza kryesore nr. 66, ku Qemali takohet me shokun Enver.”(6) Nexhmije H. në dy pozicione ndryshe: në rrëfimi i parë pohon se natën e 5 majtit deri në mëngjes ishte me Qemal S. kurse në ribotimin e librit kthehet ndryshe: me Qemal S. ishte “Nga fillimi i majit” dhe s’mund të jetë pa arsye, me dukje nderin ia bën protagonizmit të Enverit.

Enveri në librin “Kur lindi Partia” sjell herë të parë kujtimet nata e fundit me Qemal S.: ”Dita e fundit e pjekjes time me Qemalin ishte më 4 maj në baza nr. 66, në shtëpinë e Hysen Dashit. Me Qemalin ndenjëm tërë ditën brenda në dhomë e punuam /…/ Ramë e fjetëm afër njëri-tjetrit. Në mëngjes u përqafuam e u ndamë. Ai u nis në Vlorë /…/. Si mund të mendoja unë se e putha dhe e shtrëngova për herë të fundit në kraharorin tim shokun, nga më të mirët e Partisë, shokun e bashkëluftëtarin tim të dashur Qemal Stafa! Në bazën ku isha erdhi një shok e duke qarë tha: “Armiku na vrau shokun Qemal Stafa …” Këtë rrëfim të “ndjerë” diktatori s‘bëri tërë jetën në pushtet dhe ndoshta kjo është arsye, por mund të jetë e arsye tjetër: për t’u shtirë me dashuri e dhimbje për Qemalin. E shtirja është si dy pika uji me dhimbjen për Mustafa Gjinishi: Urdhëron vrasjen e njëherësh vendimi për uljen e flamurit gjysmë-shtizë.

Vrasje apo vetëvrasje! Drita Kosturi, e fejuara: ”… Unë e mësova që atë ditë, kur më treguan gjyzlykët e tij dhe më çuan në morg. Ata që qëndronin atje flisnin hapur për atë që kishte ndodhur. Ishte i plagosur dhe dy plumbat e fundit i kishte ruajtur për veten. Kur e gjetën, në pistoletë kishte ende një plumb. Unë nuk e kam thënë kurrë këtë, sepse për ngjarjen qe pranuar një version zyrtar.”(7) Detaji: Revolja e Qemalit kishte dy plumba, mbeti një e tjetri për vetëvrasje. Edhe: “Unë nuk e kam thënë kurrë këtë, sepse për ngjarjen qe pranuar një version zyrtar.” Versioni zyrtar, ishte ai i Dekretit të dekorimit: “Ra heroikisht në luftë me fashistët.” E vërteta e Dritës: Qemali vetëvritet për të mos rënë në duar të fashistëve. Drita Kosturi, revista Klan maj 98.

Kur heq maskë, zbulon fytyrë! Paralele…

Diktatori para pasqyrës në paralele: Qemal Stafa e Mustafa Gjinishi.

Mita Milkoviç ambasadori jugosllav në Sofje, zbulon plan mafioz për “Dekorim” të Mustafa Gjinishit: ”Më kujtohet në ato kohë kam asistuar bashkë me Miladin e Mugosha në një mbledhje të Komitetit Qendror në Shqipëri, kur bisedohej për Mustafa Gjinishin të cilin deshën të ma jepnin mua ta zhdukja gjatë udhëtimit tim për në Jugosllavi.”(8) Kërkesa për “dekorim” refuzohet nga ambasadori Mita Milkoviç. Plani dhe ekzekutimi…

“Besniku” [Hysni Kapo], Komisar i Brigadës V-të. “ … Një rast më është paraqitur personalisht dhe nuk më ka thënë KQ, por më ka thënë Lirija [Gega]. Ky rast është vrasja e Mustafa Gjjinishit. Unë në fillim e kundër- shtova /…/ por pastaj e pranova duke menduar se ky qe mendimi i Qëndrorit komunist dhe duhej bërë (vrasja)…”

“Besniku”…

I dashur Mehmet [Shehu]: ” … Brigada V-të ka korrur fitore në sektori i malit, ka shpartalluar në mënyrë disfate të vërtetë forcat gjermane. /…/ Por me gjithë këtë fitore ne patëm humbje të madhe, vdekjen e shokut Mustafa [Gjininishi]. Majori engles kishte shfaqur dëshirën t’i shihte vetë luftimet e Brigadës I-rë dhe u nisën në front bashkë me Mustafanë e Lirinë [Gega] /.…/ Kur po ngjiteshin në pozicione të mëparshme një grup armiq që kishte mbetur brenda qëlloi kundër grupit të shokëve nga ku mbeti i vrarë Mustafaj dhe shpëtuan për mbrekulli Lirija dhe anglezi. Mustafaj më pikëlloi, I palodhur për luftë për çlirimin e popullit. Po të dërgoj urdhrin e ditës të Komandantit [Enver Hoxha] për tre ditë zi për Mustafanë.”(9) Të tre hipur në kuaj të bardhë, i prin Gjinishi, dekorimi nga pas…

26 gusht ”Dekorimi” me nderime. Enver Hoxha 26 gusht ’44. “Urdhër Dite. Tri ditë flamuri ulje gjysmë-shtizë në gjithë repartet e Ushtrisë NÇL në kujtim të rënies dëshmor Mustafa Gjinishi në fushën e nderit kundër armikut gjerman.”(10)

31 gusht. Me kujdesin e Enverit, letër “ngushëlluese” Myslim Pezës me emrat “Omer Nishani, Enver Hoxha, Spiro Moisiu e shokët”: ”Plumbi gjermano-tradhtar na i rrëmbeu shokun tonë të dashur Mustafa /…/ Të helmuar thellësisht të çojmë ngushëllimet tona të përzemërta për humbjen e shokut tonë.” Letër “ngushëllimi” Pezës, përse? Myslimi e Gjinishi ishin miq për kokë. Myslim P. kur mori lajm për Gjinishin u shpreh hapur se do merrte hakun tek Enveri, shkruan Gogo N. për Enverin.

Enveri, tre muaj pas…”… Vetëm di se më erdhi një telegram, lajmëronte se Mustafaj u vra. Telegrami thoshte: Puna doli me sukses. Kjo është çështja e Mustafaj”(11)

24 nëntor ’44: ”Si u bë puna e vrasjes se Mustafa Gjinishit, nuk e di…”(12)

24 nëntori, i asaj dite. Enver H. ”… Sa për çështjen Mustafa Gjinishit kjo qëndron ndryshe. Unë kam vendosur për këtë çështje [vrasjen] e tij.”(13)

Enver H., 1982: ”… Mustafa Gjinishi u vra nga gjermanët.”(14)

Kodi i “Dekorimit”:… Gjinishi pa shenjë varri! Pafytyrësi e pacak e Enver H.!

Në vijim dhe dy paralele të ngjashme: Enveri – Nako Spiru- S. Malëshova.



Read it all at Bota Sot