Raportohet se i ekzekutuari në Ferizaj është axha i bashkëshortit të Presidentes Osmani

- Bota Sot

Raportohet se i ekzekutuari në Ferizaj është axha i bashkëshortit të Presidentes Osmani

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në një sallë dasmash në Ferizaj, ku dyshohet se një person u vra me armë zjarri.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Ferizajn, Qazim Reka, ku tha se një person u vra me armë zjarri në një restorant në fshatin Bibaj të Ferizajt.

“Rasti ka ndodhur jashtë restorantit në fshatin Bibaj të Ferizajt, ku është vrarë një person, për informacione të tjera do të njoftoheni me kohë”, tha Reka.

Mësohet se viktima e këtij rasti tragjik është Sadri Sadriu (nga Lugina e Preshevës) – i cili u qëllua me armë zjarri jashtë oborrit të një restoranti.

Raportohet se viktima është i afërm i bashkëshortit të Presidentes Vjosa Osmani, Prindon Sadriut – (axha i burrit të presidentes së Kosovës)

Sipas informacioneve të para thuhet se ngjarja ndodhi në oborrin e një restoranti ku po mbahej një aheng familjar – mësohet gjithashtu se viktima erdhi për ta martuar nipin dhe u vra nga polici që paguhet ta mbrojë jetën e qytetarëve.



Read it all at Bota Sot