Hapja e Urës së Ibrit, Vuçiç dhe Vulin në një “linjë”, ja si Serbia po kërcënon me incidente

- Bota Sot

Hapja e Urës së Ibrit, Vuçiç dhe Vulin në një “linjë”, ja si Serbia po kërcënon me incidente

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka folur rreth hapjes së Urës së Ibrit duke thënë se është në kontakt të përditshëm me përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare dhe se presin që ta mbajnë fjalën që pa marrëveshje nuk do të ketë hapje të urës.

Vuçiç po ashtu ka thënë se nuk ka vullnet të përbashkët politik mes dy vendeve për këtë çështje duke shtuar se me caktimin e datës së zgjedhjeve në Kosovë çdo gjë është fushatë dhe se presin provokime.

“Jemi në kontakt të përditshëm me përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare dhe KFOR, me të cilët kemi bashkëpunim shumë korrekt dhe presim që ta mbajnë fjalën e dhënë, e cila thekson se pa marrëveshje apo pa vullnet të përbashkët, nuk do të ketë hapje të urës. Vullnet të përbashkët nuk ka sepse dialog me ta nuk kemi, por e patë që kanë shpallur zgjedhje për 9 shkurt, për ta çdo gjë është fushatë, ndaj pres provokime dhe probleme shtesë, por besoj dhe besoj se KFOR do t’i përmbushë premtimet dhe detyrën e tij parësore në përputhje me rezolutën 1244”, tha Vuçiç gjatë një vizite në Medvegjica ku është festuar dita e bukës së misrit dhe djathit.

Edhe zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha se është shumë e rrezikshme të hapet një urë mbi Ibër të Mitrovicës, pasi sipas tij në Kosovë shqiptarët dhe serbët nuk duan të jetojnë së bashku dhe kur detyrohen të jetojnë bashkë, atëherë ndodhin incidente.

Sipas tij serbët në Kosovë nuk janë të frikësuar nga njoftimet për hapjen e urës, por janë të shqetësuar.

Duke folur për vizitën e tij të fundit në Moskë, ai tha se Serbia ka mbështetjen absolute politike të Moskës, por edhe ekonomike nga zyrtaret atje. Vulin pretendon se kryeministri i Kosovës kërkon që të kryejë spastrim etnikë të serbëve në këtë vend.



Read it all at Bota Sot